Diola Dosti ka një mesazh për partneren e ish burrit: Shiko, mos e lëndo Dardanin!

Mediale Vip

Diola Dosti ka një mesazh për partneren e ish burrit: Shiko, mos e lëndo Dardanin!

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 23:55
Diola Dosti me ish burrin e saj

Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”, Diola Dosti ishte e ftuar sot në “S’e luan Topi”.

Gjatë intervistës Diola kishte dhe një mesazh për partneren e ish bashkëshortit të saj.

Ajo kërkoi nga partnerja e tij që të kujdeset për të dhe mos e lëndojë.

“Në para se të ndaheshim u kishim premtuar vajzave që do i çonim me pushime në Turqi. Por u ndamë dhe nuk shkuam dot. Prandaj i thashë hajde merre vajzën, partneren që ke në krah dhe shkojmë me pushime të gjithë së bashku. Nuk shkuam sepse ai tha jo, por unë nuk e kam problem sepse ne do të takohemi shpesh dhe është më mirë të jemi miq se sa armiq. Unë nuk e kam fare problem. Sot ajo është e zgjedhura e tij dhe ajo ka një vlerë për të, ashtu siç unë kam qenë dikur. Mesazhi im për të është të kujdeset për Dardanin dhe të mos e lëndojë dhe të përpiqet që të jemi në harmoni edhe me vajzat. Unë nuk e urrej dhe me të vërtetë i uroj më të mirat.”- tha Diola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat