Rauw Alejandro mohon akuzat të ketë tradhtuar këngëtaren Rosalia mes raportimeve për ndarje

Mediale Vip

Rauw Alejandro mohon akuzat të ketë tradhtuar këngëtaren Rosalia mes raportimeve për ndarje

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 16:32
Rauw Alejandro

Ish-i fejuari i Rosalias, Rauw Alejandro, ka folur së fundmi kundër akuzave se tradhtia luajti një rol në përfundimin e fejesës së tyre.

Këngëtari portorikan, 30 vjeç, publikoi një deklaratë në spanjisht të mërkurën duke mohuar të kishte tradhtuar artisten, 30 vjeçare, gjatë romancës së tyre trevjeçare.

Kjo vjen mes spekulimeve të fansave se ai e tradhtoi Rosalian me modelen e Instagramit Valeria Duque – e cila që atëherë ka bërë llogarinë e saj private.

Rauë u tha 18.1 milionë ndjekësve të tij se ai dhe Rosalia e ndërprenë fejesën e tyre ‘disa muaj më parë’ dhe këmbënguli se ishte për arsye të tjera.

“Gjatë gjithë këtyre viteve, ju keni qenë pjesë e arritjeve të mia profesionale, si dhe në të gjitha momentet e lumtura që kam jetuar me partneren time”, filloi hitbërësi.

“Nuk e kam menduar kurrë se do të isha në një pozicion ku do të më duhej të jepja një deklaratë publike për një çështje kaq private në jetën time. Po, para disa muajsh unë dhe Rosi i dhamë fund fejesës”, vazhdoi ai.

“Ka mijëra probleme që mund të shkaktojnë një ndarje, por, në rastin tonë, nuk ishte për shkak të tradhtisë apo një personi të tretë. Gjatë kësaj kohe që po përpiqem të asimiloj gjithçka, ka pasur akuza të rreme publike dhe për shkak të respektit që kam për të, familjet tona dhe gjithçka që kemi jetuar, nuk mund të rrija në heshtje”, theksoi mes tjerash ai.

“Pa asgjë për të shtuar, fansave të mi që i dua shumë, faleminderit që jeni me mua”, përfundoi Rauw.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat