Dedikimet nga Luizi për Kiarën, nis “xhelozia” nuse-vjehërr

Mediale Vip

Dedikimet nga Luizi për Kiarën, nis “xhelozia” nuse-vjehërr

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 10:46
Kiara Tito, Luiz Ejlli dhe nëna e tij

Luiz Ejlli publikoi ditën e sotme këngën dedikuar partneres së tij, Kiara Titos. Kjo nuk është hera e parë që ai i ka dedikuar këngë, pasi ka ndodhur edhe brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”.

Por, siç thotë Luizi, dikush po xhelozon. E ajo është nëna e tij. Me humor, Luizi tregoi mbrëmjen e sotme përmes një video se do bëjë këngë për nënën pasi kjo e fundit është ndjerë xheloze për dedikimet që po i bëhen Kiarës.

“Imagjino kaq e bukur ka qene kënga sa është bëra njëra xheloze. Më thotë je bërë 38-vjeç dhe nuk ma dedikove një këngë. Ka të drejtë, kjo është një paralajmërim se kënga e radhës do jetë për nënën. Si thonë amanetet e nënës.

Ja ku e kam mbretëreshën. Femra më e bukur në univers, është më e bukura në botë", thotë Luizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat