Kim Kardashian shkon në një ndeshje futbolli me çantën më të shtrenjtë në botë

Mediale Vip

Kim Kardashian shkon në një ndeshje futbolli me çantën më të shtrenjtë në botë

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 06:36
Kim Kardashian

Kim Kardashian shkoi në një ndeshje futbolli me çantën e cilësuar si “më e shtrenjta në botë” dhe ndërsa kjo mund të ishte një ditë e veçantë për ne, ishte vetëm një e enjte tjetër për të.

Ajo kishte veshur një ‘body’ të bardhë Skims dhe pantallona Balenciaga, të cilat kushtojnë 7990 dollarë.

Kim mori Hermès Himalaya Niloticus Crocodile Diamond Birkin, e cila kushton më shumë se 100 mijë dollarë, ndërsa vlera e saj llogaritet në 380 mijë, dhe ndoqi ndeshjen mes Al-Nassr dhe Paris Saint-Germain në Osaka. Pjesa tjetër e veshjes ishte e thjeshtë, por shumë e shtrenjtë.

Image
Kim Kardashian

Kjo çantë e veçantë Hermès është jashtëzakonisht e vështirë për t’u gjetur. Është bërë nga lëkura e krokodilit Niloticus dhe ka diamante në kapëse. Sigurisht, prodhohet në sasi jashtëzakonisht të kufizuar. Nuk është rastësi që qëllimi i jetës së shumë adhuruesve të modës është që një ditë të thyejnë rekorde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat