Genc Fuga i nënshtrohet operacionit të dytë në kokë

Mediale Vip

Genc Fuga i nënshtrohet operacionit të dytë në kokë

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 15:22
Genc Fuga

Pas ndërhyrjes së parë urgjente në një prej spitaleve private të Tiranës, bashkëshortja e artistit Genc Fuga ka treguar për “Iconstyle” se ai i është nënshtruar sot ndërhyrjes së dytë në kokë.

Momentalisht, Genci ndodhet në sallën e operimit ku në proces e sipër do t’i bëhen edhe dy hapje të tjera në kokë, për shkarkimin e edemave.

Teksa shpresojmë që operacioni të shkojë mirë dhe gjendja e tij të stabilizohet sa më shpejt, po ju lëmë linkun e llogarisë GoFund Me, për këdo që dëshiron të kontribuojë për artistin, familja e të cilit ka kërkuar përulësisht ndihmën e shqiptarëve në ditët e tyre më të vështira.

“Iconstyle” mëson se operacioni i parë shkoi mirë dhe gjendja e aktorit ka qenë e qetë, deri në këtë operacion të dytë, që pritet të ndihmojë më tepër gjendjen e Fugës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat