Aktorja Suzanne Somers zbulon betejën me kancerin

Mediale Vip

Aktorja Suzanne Somers zbulon betejën me kancerin

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 06:39
Suzanne Somers

Suzanne Somers ka folur për rikthimin e kancerit pasi bashkëshorti i saj 87-vjeçar Alan Hamel dha lajmin.

Ylli 76-vjeçar i “Three’s Company” ndau një deklaratë me DailyMail duke konfirmuar betejën me kancerin.

“Unë jetoj me kancerin që nga të 20-at. Dhe sa herë që shfaqet ai i mallkuar, unë vazhdoj ta luftoj”, tha aktorja, karriera e së cilës mori hov kur luajti në filmin amerikan “Graffiti”.

“Bëj çmos që kjo sëmundje tinëzare të mos më kontrollojë”, tha ajo në deklaratën e saj.

Megjithatë nuk është specifikuar se çfarë lloj kanceri ka përjetuar Suzanne kohët e fundit.

Ajo shtoi se Hameli dhe fëmijët e saj kanë qenë pranë saj: “Kanceri im është një sëmundje që preku gjithë familjen time dhe sapo më goditi mua në të 20-at, unë dhe Alan u afruam edhe më shumë dhe çdo moment i çdo dite ishte i çmuar”.

Ne nuk kemi kaluar as një ditë të ndarë për më shumë se 42 vjet. Kjo është avantazhi i madh i kancerit tim”, tha ajo.

Djali im i referohet marrëdhënies sonë si funksionalisht të ndërvarur. Dhe familja ime ka qenë mbështetëse e pabesueshme në çdo hap të rrugës”, shtoi ajo.

“Mjekët e mi më thanë se nëse nuk do të bëja një jetë pa kimikate, të mbështetur nga hormone bioidentike, nuk do të isha këtu sot”, shtoi ajo.

Të hënën në mëngjes Alan dha lajmin tronditës.

Producenti filmit tha se Somers ka qëndruar larg syrit mediatik këto ditë sepse ka qenë e zënë me luftën kundër kancerit.

“Ajo tani është përballur me kancerin e saj edhe një herë. Më 6 qershor, ajo e pastër, por kanceri është i ndërlikuar dhe ne tani do të monitorojmë nga afër gjithçka në vijim”, tha ai për PageSix.

“Të gjithë mjekët e saj thanë se nëse ajo nuk do të bënte një jetë pa kimikate, organike të mbështetur nga hormonet bioidentike, ajo nuk do të ishte me ne”, tha tutje producenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat