Noizy do të mbajë koncertin e tij të dytë ‘Alpha Show’, Luiz Ejlli nuk pranon ftesën e reperit! Këngëtari tregon se çfarë ka ndodhur mes tyre

Mediale Vip

Noizy do të mbajë koncertin e tij të dytë ‘Alpha Show’, Luiz Ejlli nuk pranon ftesën e reperit! Këngëtari tregon se çfarë ka ndodhur mes tyre

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 07:03
Luiz Ejlli

Këngëtari Luiz Ejlli ka reaguar në lidhje me koncertin ‘Alpha Show’ nga reperi Noizy që do të mbahet më 4 gusht, ku ka konfirmuar se nuk do të jetë i pranishëm.

Luizi përmes një video-mesazhi, shprehet se për shkak të angazhimeve, e ka të pamundur të marrë pjesë e koncertit, ku të ftuar do të jenë shumë këngëtarë të njohur shqiptarë por jo vetëm.

Këngëtari njëkohësisht dhe fituesi i ‘Big Brother Vip 2’, ndër të tjera shprehet se i uron me zemër Noizy-t sa më shumë suksese, ku shton se mes tyre do të ketë dhe bashkëpunime.

Po lexoja nëpër portale, pse nuk është Luizi te koncerti i Noizyt. Përgjigjja është se unë kam shumë koncerte, shumë aktivitete, e kam agjendën shumë të ngarkuar. Si unë, ka edhe shumë kolegë të tjerë, të cilët nuk janë. Unë i uroj me shpirt dhe me zemër Noizyt dhe të gjithë artistëve që do të jenë aty që koncerti të shkojë sa më mirë, të ketë sa më shumë sukses, të ketë sa më shumë audiencë.

Të shkëlqejë si di ai. Do të takohemi me Noizyn, me të gjithë, këtu do jemi. Do të punojmë bashkë, do të rrimë bashkë, pa merak”, shprehet ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat