Claydee, Elgit, Romeo dhe Donald vijnë me këngën e re “Habibi Lele”

Mediale Vip

Claydee, Elgit, Romeo dhe Donald vijnë me këngën e re “Habibi Lele”

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 19:40
Claydee, Elgit, Romeo dhe Donald

Claydee, Elgit Doda, Romeo dhe Donald Veshaj, janë bërë bashkë për një këngë.

“Habibi Lele” titullohet kënga e tyre, e cila është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Secili prej tyre ka bërë një interpretim të mrekullueshëm, me një klip veror të realizuar në ambiente po ashtu të tilla.

Muzika dhe teksti janë realizuar nga: Klejdi Llupa, Paris Kalpos, Romeo Veshaj, Elgit Doda, Diveno Beltsos, Pavlos Manolis, Loukas Damianakos dhe Gavriil Gavriilidis.

Producimi i këtij projekti ndërkohë u bë nga Paris Kalpos dhe Claydee.

Për videon u kujdes Full Moon Productions nën drejtimin e The Claudia.

Kënga tani është lansuar edhe në YouTube, në kanalin zyrtar të d2eTV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat