Rudina Dembacaj flet për raportin me fëmijët e Mark Frrokut: Nuk është më një sjellje e kontrolluar

Mediale Vip

Rudina Dembacaj flet për raportin me fëmijët e Mark Frrokut: Nuk është më një sjellje e kontrolluar

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 11:33
Rudina Dembacaj me familje

Rudina Dembacaj thotë se tani raporti mes saj dhe fëmijëve të Markut Frrokut është shumë i ngushtë dhe ka kaluar ato barrierat apo vështirësitë e fillimit.

Aktorja dhe moderatorja ka realizuar një seri me pyetje-përgjigje në Instagram, ku mes të tjerash dikush e pyet se çfarë raporti ka me tre fëmijët e bashkëshortit.

Përmes një vpostimi në rrjetet sociale, Rudina sqaron se nuk e kontrollon më sjelljen e saj si në fillim dhe tani marrëdhënia e tyre është organike.

Më tej, ajo thekson se i vjen keq kur ndjekësit i drejtohet me fjalët ‘fëmijët e Markut’, duke thënë se ata janë edhe fëmijët e saj.

“Dua të theksoj se tani nuk është më një sjellje e kontrolluar siç ishte në fillim që unë përpiqesha, mundohesha. Pra, derisa u mësuam të gjitha palët. Tani është sjellje totalisht e natyrshme, vjen krejt organike. Dhe kur thoni ‘fëmijët e Markut’ më vjen keq, sepse për mua janë edhe fëmijët e mi.”-thotë Rudina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat