Megan Fox do të publikojë një libër me poezi

Mediale Vip

Megan Fox do të publikojë një libër me poezi

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 06:39
Megan Fox

Megan Fox ka shkruar një libër me poezi, në të cilin synon të zbulojë sekretet e meshkujve.

Siç ka treguar aktorja përmes llogarisë personale në Instagram, është “lodhur duke mbajtur sekrete të të tjerëve”, ndaj ka ndërmend t’i ekspozojë të gjitha në librin e saj.

Në veçanti, Meganka postuar një foto, me kopertinën e një libri, ku ka gojën e një gruaje të vizatuar, duke kafshuar një gjarpër. Libri i saj quhet: “Djemtë e bukur janë helmues“.

“Këto poezi janë shkruar në një përpjekje për të hequr sëmundjen që kishte zënë rrënjë tek unë për shkak të heshtjes sime. Kam kaluar gjithë jetën time duke mbajtur sekretet e njerëzve. Trupi që dhemb nga pesha e mëkateve të tyre”, ka shkruar aktorja duke shpjeguar qëllimin e librit të saj.

“Liria ime vazhdon në këto faqe dhe shpresoj se fjalët e mia mund të frymëzojnë të tjerët që të marrin lumturinë dhe identitetin e tyre, duke përdorur zërin e tyre për të ndriçuar atë që është varrosur në errësirë, por që nuk është harruar,” vazhdoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat