Kush është këngëtari që fshihet pas djegies së “Ferrarit” të Noizy-t?

Mediale Vip

Kush është këngëtari që fshihet pas djegies së “Ferrarit” të Noizy-t?

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 11:12
Noizy

Siar Konti është personi që i vuri flakën makinës luksoze, “Ferrari”, të reperit Noizy. Vlonjati ndodhet tashmë në burg dhe për policinë ka thënë se porisinë për djegien e mjetit e ka marrë nga kundërshtari i Noizy-t, reperi Cllevio Serbiano.

Në dëshminë e tij, Konti ka shtuar se për këtë shërbim është paguar 2000 euro, të cilat i janë dhënë nga këngëtari tjetër.

Pas dëshmisë, këngëtari nga Lushnja Cllevio Serbiano që emrin e vërtetë e ka Kleviol Ahmetaj, ka deklaruar për policinë se nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje dhe se problemet me Noizy-n i ka sheshuar kohë parë.

Ndërkohë nëse verifikohet se porosia është dhënë pikërisht nga ai, Cllevio rrezikon burgun.

Ndërkohë kujtojmë se kohë më parë, konflikti ka degjeneruar në forma përplasjesh, si fizike po ashtu dhe në rrjete sociale ku nga të dy palët u fol për një moment paqeje dhe mbyllje të problemeve, por nëse vërtetohet përplasja, tregon për një rihapje të konfliktit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat