Rita Ora zbulon planet për fëmijë me bashkëshortin Taika Waititi

Mediale Vip

Rita Ora zbulon planet për fëmijë me bashkëshortin Taika Waititi

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 12:49
Foto ilustrim

Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, së fundmi ka folur për planet e saj për të krijuar familje me bashkëshortin, regjisorin Taika Waititi, raporton gazeta Mirror.

Në fillim të këtij muaji, çifti i njohur më në fund ndanë detaje të ditës së tyre të dasmës, e cila u zhvillua verën e kaluar. Ata u martuan në fshehtësi dhe kjo i bëri fansat të hamendësonin se kur i kishin thënë njëri-tjetrit ‘po’.

Për të shënuar një vit martesë, Rita dhe Taika u dhanë fansave më shumë detaje për ditën e tyre të veçantë.

Çifti u prit me shumë spekulime se ku dhe kur u martuan, por Rita dhe Taika tani kanë rrëfyer se u martuan në Los Anxhelos më 4 gusht 2022. Madje ata planifikuan të gjithë dasmën e tyre në vetëm dy javë pasi Rita ia bëri pyetjen Taika-s gjatë pushime në Palm Springs disa javë më parë.

Pas ndarjes së detajeve të romancës së tyre të stuhishme, Rita tani është hapur për planet e ardhshme të çiftit për fëmijë, pasi ajo pranoi se shpreson të krijojë një familje së shpejti.

Në një episod  të Running Wild With Bear Grylls: The Challenge, kosovarja tha: “Do të doja të kisha fëmijë, sigurisht kur të ishte kohë e duhur”.

Dhe pasi e mbajti të mbyllur mirë dasmën e saj për një vit të tërë, Rita është zotuar të bëjë edhe më shumë për të ‘mbrojtur’ jetën e saj private në të ardhmen.

“Privatësia ka qenë një problem i ri. E kam jetuar jetën time në sytë e publikut për rreth një dekadë, por kam mësuar shumë me jetën time personale dhe karrierën time”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat