Aktori Jamie Foxx shkon në pushime pas një komplikimi shëndetësor

Mediale Vip

Aktori Jamie Foxx shkon në pushime pas një komplikimi shëndetësor

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 13:19
Jamie Foxx

Pas një ndërlikimi shëndetësor në prill, aktori Jamie Foxx, ka shkuar në një udhëtim familjar në Tulum të Meksikës, në fillim të kësaj jave.

Foxx u pa duke shijuar ambientet e jashtme, dhe duke notuar në një liqen të thellë me më të dashurit e tij.

Ylli i “Back in Action” ndau fotografi nga pushimi në faqen e tij zyrtare në Instagram, në të cilat ai pozoi me një bluzë të bardhë, kapele plazhi dhe syze dielli.

Foxx shkroi në mbishkrimin se ishte mirënjohës pasi përjetoi “një udhëtim të papritur ” dhe kishte filluar të ndihej përsëri si vetvetja.

“Unë jam mirënjohës për të gjithë ata që nuk u dorëzuan dhe dërguan urime dhe lutje, kam shumë njerëz për të falënderuar. Ju thjesht nuk e dini se sa kanë rëndësi për mua”.

“Unë do t’ju falënderoj të gjithëve personalisht, dhe nëse nuk e keni ditur, Zoti është i mirë, gjithë ditën dhe çdo ditë”, ka thënë Foxx.

Edhe pse nuk dha detaje për gjendjen e tij shëndetësore, ai hodhi poshtë thashethemet se ishte verbëruar dhe ishte i paralizuar, ku dhe e konfirmoi se ishte në gjendje të punonte sërish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat