Rita Ora paralajmëron këngën e re “Drinkin'” këtë të premte me Joel Corry

Mediale Vip

Rita Ora paralajmëron këngën e re “Drinkin'” këtë të premte me Joel Corry

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 08:55
Rita Ora dhe Joel Corry

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ditë më parë ka performuar në festivalin “Ibiza Rocks”.

Ajo performoi në krah të DJ-it të njohur, Joel Corry, me të cilin edhe ka realizuar një bashkëpunim të ri, të cilin do ta publikojë të premten.

Këtë e kanë bërë të ditur vet dyshja përmes një videoje të përbashkët të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaqnin pjesë nga klipi dhe kënga e re “Drinkin'”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Joel Corry (@joelcorry)

“Drinkin'”, kënga jonë e re me Marc Kinchen është e disponueshme gjithkund këtë premte. Ta performoja për herë të parë atë javën e kaluar ishte kaq argëtuese, duke gumëzhitur për ju të gjithë që ta doni atë”, ka shkruar Rita në Instagram.

Ky bashkëpunim vjen një muaj pasi artistja e lindur në Prishtinë publikoi albumin e tretë në karrierën e saj, “You & I”.

Albumi i ri i Ritës është pritur mirë nga audienca botërore dhe e ka ngjitur lart atë në top listat ndërkombëtare të muzikës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat