Ryan Reynolds uron bashkëshorten për ditëlindje: E vetmja gjë në botë që është e imja në mënyrë të pakthyeshme është dashuria për ty

Mediale Vip

Ryan Reynolds uron bashkëshorten për ditëlindje: E vetmja gjë në botë që është e imja në mënyrë të pakthyeshme është dashuria për ty

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 12:18
Ryan Reynolds

Blake Lively mbushi 36 vjeç më 25 gusht. Aktorja e njohur,është e martuar me Ryan Reynolds që nga viti 2012 dhe bashkë kanë katër fëmijë.

Ndonëse çifti e mban private jetën e tyre personale dhe familjare, ata shpesh përdorin rrjetet sociale për të bërë shaka dhe për të ngacmuar njëri-tjetrin, pasi të dy njihen për sjelljet e tyre lozonjare.

Por këtë herë, Reynolds ka dashur ta nderojë dhe shprehë dashurinë e tij në një postim të përzemërt për ditëlindjen e gruas së tij.

“E vetmja gjë që është e imja në mënyrë të pakthyeshme në botë është dashuria, vlerësimi dhe nderimi që ndjej për këtë person. Gëzuar ditëlindjen, Blake Lively. Ti je më e mira”, ka shkruar ai në postimin, ndërsa ka ndarë edhe disa foto të tyre së bashku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat