Një vit nga publikimi i “I’m Good (Blue)”, Bebe Rexha numëron sukseset megalomane

Mediale Vip

Një vit nga publikimi i “I’m Good (Blue)”, Bebe Rexha numëron sukseset megalomane

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 22:32
Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, si një vit më parë publikoi këngën e saj “I’m Good” në bashkëpunim me DJ David Guettan.

Kënga e cila fillimisht u publikua si shaka në TikTok, u bë virale në këtë rrjet social dhe fansat kërkuan me ngulm një version të plotë.

Dhe versioni i plotë erdhi vetëm pak kohë më pas dhe me një klip të xhiruar në Ibiza, ndërsa kënga menjëherë filloi të pushtonte top-listat botërore të muzikës.

“I’m Good (Blue)” arriti të renditet e para në Mbretërinë e Bashkuar, gjersa u vlerësua me çmimin e ‘bashkëpunimit më të mirë’ në MTV Europe Music Awards 2022.

Sot pas një viti, 33-vjeçarja përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, ka kujtuar suksesin e kësaj kënge përmes sekuencave nga klipi dhe paraqitjet e saj ku e ka kënduar këtë këngë.

“I’m Good (Blue)” erdhi ekzaktësisht një vit më parë. Ne ju duam kaq shumë që e bëtë këtë këngë kaq speciale”, shkroi Bebe Rexha në Instagram.

Rexha këtë vit publikoi edhe albumin e saj të tretë në karrierë, të titulluar “Bebe”, pjesë e të cilit është edhe mega-hiti “I’m Good (Blue)”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat