Derisa Rita Ora këndonte në Hungari, dikush në publik e valviste atë të Kosovës

Mediale Vip

Derisa Rita Ora këndonte në Hungari, dikush në publik e valviste atë të Kosovës

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 15:57
Rita Ora

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora performoi në Hungari të shtunën mbrëma në Festivalin e të Rinjve në Szeged.

Por, Ritës gjatë interpretimit iu hodh nga adhuruesit një flamur i Serbisë.

Këngëtarja në vend se ta largonte flamurin, e mori atë dhe e vendosi madje në krah. Ky gjest i saj ka ngjallë reagime të shumta në rrjete sociale.

E, derisa ajo po bënte këto veprime me flamurin e shtetit që ende s’e njeh Republikën e Kosovës, dikush nga publiku vërehet që e kishte flamurin kosovar.

Flamurin e shtetit më të ri evropian mund ta shihni nga sekonda 23 e videos së mëposhtme:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat