U tha se bashkëshortja e kishte tradhtuar me kuzhinierin dhe truprojën e tyre, reagon Steve Harvey!

Mediale Vip

U tha se bashkëshortja e kishte tradhtuar me kuzhinierin dhe truprojën e tyre, reagon Steve Harvey!

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 22:46
Steve Harvey me gruan e tij

Steve Harvey është kthyer në qendër të vëmendjes për dy lajme: një i vërtetë dhe tjetri i rremë. Prezantuesi i njohur thuhet se ka shkarkuar menaxherin e tij të mediave sociale për një postim negativ në lidhje me humoristët dhe tani ai po përballet gjithashtu dhe me thashethemet se gruaja e tij Marjorie Bridges e ka tradhtuar atë.

66 vjeari, ndau një video të premten mbrëma duke treguar se ai shkarkoi menaxherin e tij të mediave sociale pasi ata postuan një postim në Tëitter duke u kërkuar ndjekësve të komentonin një komedian që nuk i bën të qeshin.

“Dikush që punon për mua në Twitter-in tim bëri një deklaratë që ishte krejtësisht negative. Unë duhet të marr përgjegjësinë për këtë “sepse ata punojnë për mua, postimi ishte: “tkomentoni një komedian që nuk mendoni se është qesharak”. Pse do të bëja diçka të tillë? Kjo as nuk ka kuptim” tha Harvey.

“E gjithë historia ime është të jetë motivuese, dhe unë dotë them diçka të tillë? Ju nuk e dini se ku janë këta të rinj në karrierën e tyre, o burrë. Ata mund të vijnë ose ndonjë gjë tjetër. Unë bëj gjithçka që tregon vetëm pozitivitet dhe nuk do të kisha bërë kurrë asgjë të tillë.”

Të nesërmen në mëngjes, raportet e rreme rreth Bridges dhe Steve-n që “kërkonte divorcin pasi ajo u kap duke e tradhtuar me kuzhinierin dhe truprojën e tyre” tërbuan rrjetin,

Ned Nwoko, një biznesmen nigerian që e përshkroi veten si mik i Harvey-t, hodhi poshtë thashethemet e tradhtisë duke thënë se ylli televiziv i kishte mohuar të gjitha zërat.

 “Lajmet e rreme po pushtojnë botën dhe kjo është shumë për të ardhur keq”, shkroi Nwoko. “Ne e përjetojmë këtë praktikisht çdo ditë dhe kështu kur lexuam se miku ynë Steve Harvey dhe gruaja e tij kanë probleme, na u desh të kontaktonim atë dhe Steve konfirmoi se ai dhe gruaja e tij janë shumë mirë dhe të gjitha janë lajme të rreme dhe duhet të shpërfillen. Familja është e lumtur së bashku dhe i urojmë gjithë të mirat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat