Noizy shkëputet nga mediat sociale për një muaj dhe zbulon një sekret

Mediale Vip

Noizy shkëputet nga mediat sociale për një muaj dhe zbulon një sekret

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 12:43
Noizy

Pas një verë shumë të suksesshme, Noizy po bën një pushim nga mediat sociale. Për një muaj ai nuk do jetë më aktiv, por kjo nuk do të thotë se po pushon.

Përkundrazi. Reperi ka ndarë një surprizë me fansat: po nis një album tjetër. Përmes një postimi në Instagram ai ka treguar se do bëjë një shkëputje sepse po nis albumin e ri në një vend që e ka mbajtur sekret, teksa thotë se do e përfundojë po aty.

Çka do të thotë se publikimi i tij nuk do vonojë. Në videon që ai ka ndarë shihet në një vilë me pishinë të madhe teksa nuk dimë të themi nëse është në Shqipëri apo jashtë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

"Sezoni veror mbaroi. Akoma “The King” dhe ju e dini këtë. Pushim nga mediat sociale një muaj. Inshallah se nuk ju merr malli, s’ju flas më. Sa për informacion po nis albumin e ri këtu dhe do e përfundoj po këtu. Ku? Sekret.”- shkruan ai.

Edhe këtë vit, Noizy arriti ta shkruante emrin mes artistëve më të suksesshëm të vitit me albumin e tij “Alpha” që bëri namin, duke kulmuar me “Alpha Show”, pafund koncerte gjithë verës e sigurisht projekte të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat