Arbana Osmani zbulon cili është problemi më i madh në industrinë e televizionit

Mediale Vip

Arbana Osmani zbulon cili është problemi më i madh në industrinë e televizionit

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 09:20
Arbana Osmani

Arbana Osmani është padiskutim një ndër figurat ikonë të televizionit shqiptar, ku i jane besuar programe tepër të rëndësishme.

Gjatë një episodi "pyetje-pergjigje" të hapur në profilin e saj të Instagramit, një ndër pyetjet që i është bërë Arbanës ka qënë në lidhje me televizionin.

"Cili është problemi më i madh në industrinë që ju punoni ose diçka që do dëshiroje të ndryshoje rreth saj", ka pyetur një ndjekës/e, moderatoren e njohur.

Image
Postimi i moderatores

Arbana ka vendosur që t'i përgjigjet shkurt, duke shkruar: "Programet e automatizuara dhe rrjetet sociale vendosin se kush vlen më shumë".

Nisur nga reagimi i Arbanës, në fakt rrjetet sociale janë shndërruar në një platformë që fuqizon lajmet e rreme, ideologji dhe mesazhe përçarëse. Rrjete sociale si Twitter, Facebook dhe Google kanë potencialin për të ndryshuar angazhimin qytetar, duke rrëmbyer kështu në thelb demokracinë, duke influencuar mendimet e njerëzve dhe duke i drejtuar ata drejt një mënyre të caktuar të të menduarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat