Kush është Cole Bennett, i dashuri i përfolur i Gigi Hadid

Mediale Vip

Kush është Cole Bennett, i dashuri i përfolur i Gigi Hadid

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 12:31
Gigi Hadid- Cole Bennet

Pas romancës së re të Leonardo DiCaprios me modelen italiane Vittoria Ceretti, e cila në dukje konfirmoi fundin e marrëdhënies së tij me Gigi Hadid, një romancë e re e të famshmëve po shpërthen, duke përfshirë Gigin dhe producentin muzikor Cole Bennett.

Cole më parë ka punuar me Blink-182, Lil Yachty, Post Malone, Justin Bieber, Kanye West dhe Eminem.

Ai gjithashtu zotëron kompaninë multimediale ‘Lyrical Lemonade’.

Modelja 27-vjeçare po i jep një shans të dytë dashurisë me biznesmenin 28-vjeçar, megjithatë lidhja e tyre sapo ka nisur pasi ata njihen prej kohësh por nuk kanë parë ndonjë potencial romantik mes tyre.

Siç zbuloi një burim i afërt për Us Weekly, dyshja “janë miq prej disa vitesh” dhe duket se e pëlqejnë shumë njëri-tjetrin.

Modelja thuhet se e sheh producentin e muzikës “të denjë” në krahasim me marrëdhëniet e saj të mëparshme.

Gjithashtu u zbulua se Gigi mund të jetë në kërkim të një marrëdhënieje më të qëndrueshme pas romancës së shkurtër me yllin e Hollywoodit.

“Ajo është gati për diçka më serioze”, shtoi burim.

Ndërkohë, Leonardo u fotografua së fundmi duke ndarë një puthje pasionante me Vittorian në Ibiza të Spanjës.

Modelja ishte e martuar më parë me DJ Matteo Milleri dhe u përfol se ishte takuar me aktorin në maj në Festivalin e Filmit në Kanë.

Vittoria u raportua se është shoqe me Gigin dhe ato kanë punuar së bashku në të kaluarën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat