Xhuli pjesëmarrëse në Dancing With The Stars Albania?

Mediale Vip

Xhuli pjesëmarrëse në Dancing With The Stars Albania?

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 14:26
Juliana Nura

Bukuroshja Juliana Nura ka qenë pa dyshim një senzacion në rikthim këtë vit.

Pjesëmarrja e saj në formatin shumë të shikuar, Big Brother VIP Kosova e riktheu atë në qendër të vëmendjes pas shumë vitesh qëndrimi larg nga shoubizi.

E duket se kjo famë po përkthehet edhe në ftesa për të qenë pjesë e formateve të ndryshme televizive.

Së fundmi, emisioni Prive ka raportuar se bukuroshja nga Drenica ka marrë ftesë për të qenë pjesë e spektaklit të vallëzimit, Dancing With The Stars.

E kontaktuar për këtë çështje, Xhuli nuk ka pranuar të prononcohet duke lënë të kuptohet se do të jetë konkurrente.

Kjo mendohet të jetë arsyeja që ajo edhe është shpërngulur në Tiranë ditëve të fundit, ku mesa duket ka nisur provat e vallëzimit.

Xhuli përndryshe rezultoi e treta në finalen e madhe të Big Brother VIP Kosova dhe një njëherësh femra më e arrirë në edicionin e parë të këtij spektakli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat