Irina Shayk kapet mat me Tom Brady

Mediale Vip

Irina Shayk kapet mat me Tom Brady

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 16:35
Irina Shayk

Irina Shayk dhe Tom Brady duket se po vazhdojnë romancën e tyre pasi të dy u panë duke hyrë në apartamentin e ish sportistit në New York.

Page Six raporton se Brady mbërriti i pari, por qëndroi në makinën e tij për rreth 20 minuta para se Shayk të shfaqej.

Modelja më pas priti në makinën e saj për gati 10 minuta para se të dilte dhe të hynte në apartament pas Brady-t. Thuhet se pjesën tjetër të pasdites e kanë kaluar brenda.

Kjo është hera e parë që të dy janë parë publikisht së bashku që kur Shayk u pa duke pushuar me Bradley Cooper. Ish-çifti i lidhur nga viti 2015 dhe 2019 u panë teksa po pushonin në Itali me vajzën e tyre gjashtëvjeçare, Lea de Seiene.

Para udhëtimit, një burim i tha Page Six se Cooper nuk shqetësohet nga marrëdhënia e Shayk me Brady.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat