“Më filmo idiot!”/ Plas sherri në avion: Jam e famshme në Instagram

Mediale Vip

“Më filmo idiot!”/ Plas sherri në avion: Jam e famshme në Instagram

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 00:06
Modele

Një sherr me pasagjerët e ka bërë një grua që të largohet akoma nga avioni i “American Airlines” pak para fluturimit.

Në rrjetet sociale është publikuar dhe videoja ku e reja debaton me stafin e avionit, por edhe pasagjerët e tjerë. Teksa tërheq valixhet, ajo bërtet me të madhe: “Jam e famshme në Instagram, më filmo idiot!”

“Nuk kam bërë asgjë të keqe”, shton ajo. Ndërkohë një pasagjere tjetër i kërkon të heshtë në formë fyese: Mbylle atë gojë, k*rvë!

Teksa e reja largohet nga bordi, pasagjerët qeshin me të.

“NY Post” shkruan se gruaja në klip është Morgan Osman. Ajo ka afro një milion ndjekës në Instagram, e pas këtij incidenti mesa duket shifrat do rriten.

Osman ka qenë po ashtu pjesë e reality shoW “Bad Girls Club”, madje ekzistojnë thashetheme se ajo ka pasur një lidhje romantike me ish-burrin e Britney Spears, Sam Ashgari.

Kjo nuk është videoja e vetme që po bën xhiron në rrjet, filmimet brenda avionit tashmë janë kthyer në trend, që nga përleshjet e deri te situatat komike./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat