Padi për tragjedinë në Astroworld, deklarohet reperi Travis Scott

Mediale Vip

Padi për tragjedinë në Astroworld, deklarohet reperi Travis Scott

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 14:28
Travis Scott

Travis Scott u mor në pyetje lidhur me qindra padi të ngritura ndaj tij për vdekjet dhe lëndimet që ndodhën në festivalin Astroworld në vitin 2021.

Ndërsa avokatët dhe personat e përfshirë në këtë rast, një zëdhënës i Scott tha se një deklaratë mbi depozitimin ishte në përgatitje e sipër.

Ky rast shënon herën e parë që Scott është marrë në pyetje nga përfaqësuesit ligjorë ku mbetën të vdekur 10 persona, moshat e të cilëve varionin nga 9 deri në 27 vjeç.

Në fillim të këtij viti, një gjyqtar caktoi gjyqin e parë nga paditë për në maj 2024. Dokumentet e depozituara listojnë më shumë se 1500 çështje aktive, shumica e të cilave ishin ngritur kundër reperit dhe promotorit të koncerteve Live Nation.

992 nga këto raste kanë të bëjnë me lëndime fizike dhe 313 kanë të bëjnë me “shqetësim emocional, dhimbje, vuajtje dhe ankth mendor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat