‘Ai dinte të mos ma prekte fytyrën’ – Linda Evangelista rrëfen për lidhjen abuzive

Mediale Vip

‘Ai dinte të mos ma prekte fytyrën’ – Linda Evangelista rrëfen për lidhjen abuzive

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 19:43
Linda Evangelista

Linda Evangelista ka rrëfyer se derisa jeta e saj dukej argëtuese dhe përrallore në kulmin e karrierës së në fillim të viteve të nëntëdhjeta, lidhja e atëhershme kishte qenë e kundërta e asaj që shihej.

Ikona e modës u martua me Gerald Marie, ish-drejtuesin e zyrës së Elite Model Management në Paris, i cili dikur konsiderohej si një nga njerëzit më të fuqishëm në botën e modës.

Ata lidhën kurorë në vitin 1987, kur ajo ishte vetëm 22 vjeçare, ndërsa ai ishte 37 vjeçar. Martesa e tyre zgjati pesë vjet gjatë ecurisë së ngritjes së saj në megayll, por modelja rrëfeu se ishte edhe periudha më e dhimbshme e jetës së saj.

“Është më e lehtë të flasësh sesa të largohesh nga një marrëdhënie abuzive. Unë e kuptoj këtë koncept sepse e kam jetuar. Nuk ishte çështja të thosha vetëm: ‘Unë dua një divorc, shihemi’. Nuk funksionon kështu”, ka thënë Evangelista, tash 58 vjeçe, në episodin e tretë të dokumentarit të Apple TV+, “The Super Models”.

“Ai dinte të mos më prekte fytyrën, të mos prekte prodhuesen e parave, e dini? Unë u martova me të kur isha 22 vjeçe dhe u largova kur isha 27 vjeçe, ndërsa ai më la të dilja për aq kohë sa kishte gjithçka. Por, isha i sigurt dhe fitova lirinë”, citon People tutje rrëfimin e saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat