Kim Kardashian paralajmëron gjenocid në krizën e Nagorno-Karabakhut

Mediale Vip

Kim Kardashian paralajmëron gjenocid në krizën e Nagorno-Karabakhut

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 19:56
Kim Kardashian

Kim Kardashian ka paralajmëruar për potencialin e gjenocidit kundër armenëve etnikë në Nagorno-Karabakh pasi Azerbajxhani deklaroi se kishte rifituar kontrollin mbi republikën e shkëputur, skenë e tensioneve për tre dekada.

Ylli i reality-tv është me origjinë armene dhe shpesh e ka reklamuar trashëgiminë e saj. Me motrën e saj Kourtney në vitin 2019, ajo bëri një vizitë të profilit të lartë në vendin e Kaukazit Jugor.

Baku nisi të martën atë që e quajti një operacion anti-terror në enklavën e njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por që ka një popullsi me shumicë armene. Pas 24 orësh granatime që thuhet se vranë dhjetëra njerëz, Azerbajxhani tha se kishte rivendosur sovranitetin e tij.

Kardashian postoi në llogarinë e saj  Twitter: “Mjerisht, potenciali për gjenocid ndaj armenëve në Artsakh/Nagorno-Karabakh është më i keq tani për shkak të sulmeve në shkallë të plotë nga Azerbajxhani ndaj popullsisë civile pas muajsh bllokadë dhe urie".

Ka pasur shqetësime ndërkombëtare për fatin e Korridorit të Laçinit që lidh Armeninë me Nagorno-Karabakun, i cili në armenisht njihet si Artsakh. Azerbajxhani është akuzuar për bllokimin e rrugës, gjë që ka ndaluar transportin e ushqimit, ilaçeve dhe shërbimeve thelbësore.

“I bëjmë thirrje qeverisë amerikane dhe komunitetit ndërkombëtar që të ndërhyjnë menjëherë për të parandaluar një fatkeqësi humanitare”, shtoi Kardashian në postimin e bërë te më shumë se 75 milionë ndjekësit e saj. Kardashian tha se “bllokada e pamëshirshme ka kaluar të gjitha linjat e kuqe të të drejtave të njeriut dhe ligjit humanitar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat