Morena Taraku: Që Serbia të vrasë njerëz në vendin tonë është e papranueshme, duhet të ndëshkohet dhe e gjithë bota të ngrihet

Mediale Vip

Morena Taraku: Që Serbia të vrasë njerëz në vendin tonë është e papranueshme, duhet të ndëshkohet dhe e gjithë bota të ngrihet

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 17:53
Morena Taraku

E diela ka qenë një ditë e mbushur me tensione për shtetin e Kosovës.

Kjo pasi një polic mbeti i vrarë dhe një tjetër i plagosur nga disa sulmues serbë.

E teksa situata jo e qetë po vazhdon, reagime të shumta ka pasur nga qytetarët në rrjetet sociale, lidhur me ngjarjen në fjalë.

Reagime nuk kanë munguar edhe nga figurat publike, disa prej të cilëve kanë shprehur shqetësim mbi këtë situatë të vështirë për vendin.

Një ndër to është modelja dhe këngëtarja e njohur, Morena Taraku, e cila përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, ka thënë se nuk është aspak e pranueshme ajo çfarë pala serbe po bëjnë.

Image
Postimi

“Si njerëzit janë plot nxehtësi edhe pse jetojmë në një shekull ku vetëm dashuria duhet të ekzistojë. Që Serbia ende të vrasë njerëz në vendin tonë dhe të ushqejë kështu gjeneratat e reja nuk është aspak logjike. Ata erdhën në vendin tonë, vrau policin tonë me uniformën e vendit tonë, babain e dikujt. Kjo si nuk është aspak logjike, nuk mund të jetë fare njerëzore. Duhet të ndëshkohet dhe e gjithë bota duhet të ngrihet. Stop Serbisë”, shkroi Taraku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat