Usher, performon në Super Bowl 2024

Mediale Vip

Usher, performon në Super Bowl 2024

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 00:02
Usher

Super Bowl Halftime Show, shfaqja pas pjesës së parë në ngjarjen më të rëndësishme të futbollit amerikan, do të ketë si interpretues kryesor për vitin 2024 artistin e njohur amerikan Usher.

“Është një nder që më në fund të realizoj një performancë të Super Bowl. Mezi pres t’i sjell botës një shfaqje ndryshe nga çdo gjë tjetër që ka parë nga unë më parë.”

Reperi Jay-Z e ka cilësuar Usher një artist dhe showman të  mirë. Që nga debutimi i tij në moshën 15-vjeçare, ai ka nisur një rrugëtim unik. Përtej këngëve të përsosura dhe koreografisë së jashtëzakonshme, kompania e të cilit, Roc Nation, është një nga organizatoret e performancës. Udhëtimi i tij i jashtëzakonshëm e ka çuar atë në një nga skenat më madhështore në botë.

Usher pason Rihanna-n, e cila performoi në Super Boël Halftime 2023 shtatzënë. Para saj, yjet e show-t  ishin Dr. Dre, Kendrick Lamar, Mary J. Blige, Snoop Dogg, Eminem dhe 50 Cent.

Super Bowl Halftime 2024 do të mbahet më 11 shkurt në Allegiant Stadium në Las Vegas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat