Stresi revoltohet keq me ata që e shajnë në TikTok dhe paralajmëron diçka

Mediale Vip

Stresi revoltohet keq me ata që e shajnë në TikTok dhe paralajmëron diçka

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 00:54
Stresi

Stresi është “sulmuar” sërish nga komentet negative në “TikTok” dhe për këtë arsye ka vendosur të reagojë, duke iu dërguar një mesazh, që ai nuk fal dhe nuk harron.

Mesa duket Stresi i është rikthyer sërish sherreve virtuale në TikTok por kësaj radhe madje edhe me një “kërcënim” për gangsterat e këtij rrjeti social, siç ai vet është shprehur.

Disa kohë më parë, reperi u bë pjesë e një konflikti virtual në TikTok, ku për disa ditë rresht ai bëri disa reagime të ashpra, duke përdorur një fjalor të papërshtatshëm, për të cilin i kërkoi ndjesë prindërve të tij.

Mirëpo duket se Stresi është “sulmuar” sërish nga komentet negative në “TikTok” dhe për këtë arsye ka vendosur të reagojë, duke iu dërguar një mesazh, që ai nuk fal dhe nuk harron.

“Kjo video shkon për ju gangsterat e TikTok-ut. E di që kemi rënë shumë poshtë, në nivele shumë të këqija këtu në TikTok, nuk na është dashur fare të merremi me këto punë por edhe ne punojmë me gjak, nuk punojmë me ujë. Çmendesh kur dëgjon që të shajnë nënën, motrën, vëllain, babain, fëmijën. Unë nuk ia ndaloj askujt gojën, as mua nuk ma ndal njeri, ky është fakt por vetëm diçka po ju them ‘do vijë ajo ditë’. Shikoni, unë kujt ia kam vënë syrin, nuk i jam ndarë gjithë jetën por të betohem që do vijë ajo ditë që do shihemi”.

“Mua personalisht, kush më ka prekur aq thellë në familje, sot e 2 mijë vjet, qofsha djali më i poshtër nëse ia fali. Po çfarë do ndodhë? Do shani dhe do lodheni duke sharë. Do vijë kohë që të dikush që ka sharë nga Amerika apo nga gjithë bota, keni për të ardhur në shtëpiat tuaja, se nuk keni ku shkoni pa ardhur në tokën tuaj Dhe në atë moment që ktheheni në Shqipëri, ka për të qënë momenti më i lumtur për mua. Nuk kam parë akoma një djalë të mirë, që nuk shan, që flet tamam, që thotë se unë jam burrë dhe do të vi të përballem. Për atë Zot i keni hyrë një lojë shumë të keqe. Keni zgjedhur lojën më të gabuar për të sharë të tjerët nga motra dhe nga ropt. Nuk ka për të patur Zot, ju betohem në Zot, betohem në gjakun e nënës se nuk do ia fal asnjërit. Nëse iu zë, të shkretët ju. Vazhdoni ju, jepini shani por unë do ju shk* të gjithë listën e dasmës po ju zura. Do shihemi shumë shpejt, jua premtoj që do keni shumë të reja në muajin tetor”, dëgjohet Stresi të thotë në videon e publikuar në TikTok.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat