Shakira akuzohet për përvetësimin e 6.7 milionë eurove

Mediale Vip

Shakira akuzohet për përvetësimin e 6.7 milionë eurove

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 16:59
Shakira

Shakira akuzohet se ka përvetësuar rreth 6.7 milionë euro. Në një rast të dytë të ngritur nga sistemi i drejtësisë spanjolle, këngëtarja akuzohet për ndërhyrje në deklaratat tatimore në vitin 2018, sipas gazetës spanjolle ‘El Diario’.

Rasti i parë ndaj Shakirës vjen kur ajo jetonte në Barcelonë me të dashurin Gerard Pique. 

Ajo dyshohet se ka shmangur taksat në masë të madhe në vitet 2012-2014.

Shakira kishte debatuar në organet tatimore se nuk jetonte fare në Spanjë në vitet 2012-2014, sepse ishte jashtë Spanjës për më shumë se gjysmën e vitit dhe për më tepër, shtëpia e saj ishte në Bahamas, ndërsa prokurorët e kundërshtuan këtë. Procesi penal pritet të nisë në nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat