Yll Limani publikon një pjesë të shkurtër nga kënga e re “Për kon je zbukuru”

Mediale Vip

Yll Limani publikon një pjesë të shkurtër nga kënga e re “Për kon je zbukuru”

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 16:10
Këngëtari i njohur, Yll Limani

Këngëtari i njohur, Yll Limani po punon vazhdimisht për projekte të reja.

Teksa është në përgatitje të një bashkëpunimi ndërkombëtar, artisti nga Kosova ka paralajmëruar një tjetër projekt.

Kënga mban titullin “Për kon je zbukuru” dhe tashmë Ylli ka ndarë një pjesë të shkurtër të saj nëpërmjet llogarisë në Instagram.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by YLL LIMANI (@ylllimani)

Këngëtari i hitit “Kaje” postoi së fundmi një video teksa shihet i veshur në një kostum me ngjyrë të zezë dhe syze dielli teksa interpreton pjesë nga projekti i ri.

“Për kon je zbukuru? Së shpejti”, ka shkruar Ylli në mbishkrimin e postimit.

Ndërkohë, pak kohë më parë, artisti zbuloi se në muajin tetor do të sjell një bashkëpunim me artistet ndërkombëtar, Sidarta dhe Ramoon. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat