Zbulohet shkaku i ndarjes së çiftit të famshëm

Mediale Vip

Zbulohet shkaku i ndarjes së çiftit të famshëm

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 12:01
Joe Jonas dhe Sophie Turner

Katër vjet të martuar dhe dy fëmijë: Dukej se gjërat shkonin mirë për Joe Jonas dhe Sophie Turner, ndaj fansat u befasuan nga lajmi i ndarjes së tyre. Burime të brendshme megjithatë, thonë se çifti kishte pasur vazhdimisht probleme me njeri-tjetrin.

Në fillim të shtatorit 2023, këngëtari i njohur bëri kërkesë për divorc nga aktorja Turner në Miami, Florida. Dyshja më pas e konfirmoi këtë përmes Instagramit duke sqaruar se ishte një vendim i përbashkët.

Po këtë muaj aktorja paditi ish-bashkëshortin e saj për të lejuar vajzat të cilat kishin lindur në Shtetet e Bashkuara, të ktheheshin në Angli, pasi ish-çifti i kishte regjistruar atje.

Arsyeja e ndarjes po zbardhet vetëm tani; thuhet se Jonas e ka kapur Turnerin duke folur keq ndaj tij në kamerën jashtë derës së shtëpisë, gjë që mesa duket e ka çuar drejt ndarjes çiftin. Ajo që Turner ka thënë në të vërtetë, nuk dihet për momentin por mesa duket ishte e mjaftueshme që Jonas të paraqiste kërkesë për divorc pas katë vitesh martesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat