Çfarë ndodhi në studio? Kristi shpërthen në ulërima ndaj të ftuarës

Mediale Vip

Çfarë ndodhi në studio? Kristi shpërthen në ulërima ndaj të ftuarës

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 07:59
Kristi Aliaj

Programi i kësaj jave “E diell” si gjithmonë ka mbajtur mbërthyer teleshikuesit me larshmërinë e rubrikave që ai sjell çdo të dielë.

Në rubrikën “Trotuar”, tema e kësaj jave ka qënë: Hapësira Televizive, a e meritojmë?.

Për të folur rreth kësaj teme, në studio kanë qënë Bledi Mane, Erjola Doçi, Elios Shuli, Krist Dragot, Fjori Likja, Ronaldo Sharka, Shqipe Hysenaj, Belinda Dragot.

Në një moment, ka qënë Elios ai që ka patur fjalën, i cili po tregonte se populli shqiptar preferon të shohë gjëra perverse, me të cilën nënkuptone debatet apo për shpërthimet që shumë personazhe kanë.

Si rast konkret, Elios ka marrë lajmin që pushtoi shtypin rozë javen e kaluar, i cili fliste se si Kristi u tregonte organin gjenital atyre që e kërcënonin në rrjetet sociale.

“Javën e kaluar u bë organi gjenital Kristit temë debati, më falni për shprehjen”, ka thënë Elios.

Më pas, Kristi ka shtuar: “Jemi në një stad televiziv shumë primitiv” por teksa ka qënë duke folur, ai është ndërprerë nga Shqipja, e cila është përballur me një ulërimë nga Kristi, i cili ka thënë me zë të lartë: “O Shqipe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat