“Dance the Night” e Dua Lipës nuk lëviz nga Top 10 e Billboard Charts

Mediale Vip

“Dance the Night” e Dua Lipës nuk lëviz nga Top 10 e Billboard Charts

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 10:57
Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa po lëkund top-listat me këngën “Dance the night” e nuk është për t’u habitur që po vazhdon të qëndrojë në top 10she.

Vokali i fuqishëm i Dua Lipës sjell kaq shumë energji, duke e bërë atë një hit të menjëhershëm.

Artistja është rreshtuar në 10shen e listës së Billboards së bashku me Taylor Swift, Doja Cat e shumë artistë të tjerë të mrekullueshëm.

Image
Lista

Kjo këngë është bërë “himn” i përkyer për të kërcyer në çdo festë, duke mos lëvizur nga “Top Charts” për nëntë javë rresht.

Artista ka treguar shumë pasion e profesionalizëm sa i përket karrierës si artiste, duke sjelle hite të njëpasnjëshme, e përvec kësaj ajo ka treguar së fundi edhe anën tjetër si aktore.

Para ca ditësh është publikuar traileri i filmit “Argylle” nga regjisori Matthew Vaughn, në të cilin Dua luan rolin e së dashurës së Henry Cavill, e sigurisht duke shkëlqyer me paraqitjen e saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat