Xhuli Nura e thotë sërish se para Big Brother ka qenë në lidhje me Noizyn

Mediale Vip

Xhuli Nura e thotë sërish se para Big Brother ka qenë në lidhje me Noizyn

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 14:39
Noizy - Xhuli

Ajo po vazhdon akoma të marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale e faqet rozë.

Bëhet fjalë për Xhuli Nurën, e cila edhe pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova, duket të jetë ende në formë dhe tejet e komentuar.

Modelja nga Drenica ka rikthyer sërish një temë, gjersa shfaqet live së bashku me Cllevion në TikTok.

E njëjta ka zbuluar se ka qenë në lidhje me reperin Noizy para se të hynte në BBVK.

“Për herë të parë po e them këtu që ishim të lidhur, jo njohje e sipër, por ishim të lidhur sepse unë isha çdo ditë me të thuajse”, u shpreh ajo.

Nura shtoi: “Ai nuk më dërgoi asnjë mesazh që po më pret jashtë dhe unë vazhdova jetën time, dhe ai prapë me jetën e vetë. U rikthye prapë me ish-in. Rigelsi e di shumë mirë kontratën tonë, çfarë i kam thënë dhe nuk e mbajti. Unë e vazhdova. Përse të pres unë një mashkull që nuk e di se çfarë do nga jeta dhe unë e di çka dua nga jeta. Jo, Jo. Unë i lë mbrapa këta çuna”.

Noizy nga ana tjetër hodhi poshtë këto deklarata të Xhulit, duke thënë se nuk ka pasur asnjëherë romancë me të. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat