“Nuk kemi qenë ndonjëherë miq”, Luiz Ejlli flet për raportin me Olta Gixharin

Mediale Vip

“Nuk kemi qenë ndonjëherë miq”, Luiz Ejlli flet për raportin me Olta Gixharin

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 17:37
Luiz Ejlli

Mbrëmë (e hënë) është dhënë premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë” në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Protagonisti kryesor i këtij filmi është fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli.

Ai ka parakaluar në tapetin e kuq së bashku me partneren e tij, prezantuesen Kiara Tito.

Dyshja me këtë rast kanë dhënë dhe një intervistë, duke treguar më shumë rreth eventit dhe filmit.

Artisti shkodran mes tjerash luan përkrah aktores Olta Gixhari, me të cilën pati një përplasje të madhe gjatë kohës sa ishin në BBVA 2.

I njëjti ka folur për raportin që aktualisht ka me të, duke shtuar se thjesht bënë filmin, pasi nuk kanë qenë asnjëherë miq.

“Nuk është se u bëmë shokë. Nuk kemi qenë ndonjëherë që të bëhemi. Thjesht, ishim në film e menduam diçka më e madhe se sa disa zënka që kemi pasur ne”, shton ai.

Kiara nga ana tjetër tha se Luizi di shumë mirë të bëjë krahasimin mes punës dhe raportit që ruan me njerëzit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat