E penduar që i ka publikuar, Pink tregon 2 këngët e saj që i “urren” më shumë

Mediale Vip

E penduar që i ka publikuar, Pink tregon 2 këngët e saj që i “urren” më shumë

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 06:14
Pink

Pimk cilësohet si një ndër këngëtaret më të suksesshme në estradën muzikore, këngët e së cilës brenda disa minutash bëjnë për vete një publik të gjerë.

Së fundmi gjatë një interviste për “Los Angeles Times”, Pink ka zbuluar më shumë rreth preferencave të saj muzikore.

Teksa u pyet nga gazetarja se cilat janë këngët e saj që nuk i pëlqen, artistja ka treguar se 2 janë ato të cilat është penduar që i ka publikuar.

Më e keqja? Dua të them, ka pasur kaq shumë. Ndoshta ‘True Love” sepse është këngë e keqe. I detyrohem bashkëshortit tim një tjetër këngë dashurie. Është edhe ‘We’ve Got Scurvy’. Do të doja që të mos e kisha publikuar kurrë. Ishte një gabim i madh”- ka treguar Pink.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat