Ja sa miliona paguan Ed Sheeran në taksa

Mediale Vip

Ja sa miliona paguan Ed Sheeran në taksa

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 14:27
Ed Sheeran

Ed Sheeran është njeri nga artistët që kërkohet nga fansat nëpër botë.

Kjo ka bërë që të fitoj dhjetëra milionë në vit, duke shitur shfaqje në të gjithë botën e paguan edhe taksa, transmeton Indeksonline.

Përsa i përket atij, kjo e fundit nuk është vetëm një detyrim, por në fakt e nevojshme në misionin e tij për të “ndihmuar njerëzit”.

Shifrat e reja nga ‘Mirror’ tregojnë se kantautori britanik ka paguar më shumë se 183 mijë euro taksa çdo javë vitin e kaluar. Kjo është e barabartë me pesëfishin e pagës mesatare vjetore britanike. Në total janë transferuar 9.2 milionë euro në organet tatimore.

Fituesi i çmimit Grammy, thuhet se vlen rreth 288 milionë euro. Në vitin 2022 ai fitoi 21.1 milionë euro duke pasur një rritje prej 11.5 milionë euro krahasuar me një vit më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat