John Stamos zbulon si e ‘kapi’ ish-partneren e tij, Terri Copley në shtrat me Tony Danza

Mediale Vip

John Stamos zbulon si e ‘kapi’ ish-partneren e tij, Terri Copley në shtrat me Tony Danza

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 21:06
Terri Copley

John Stamos zbuloi tradhtinë e ish-partneres së tij Terri Copley në vitet 1980. Aktori ka referuar shumë momente nga e kaluara e tij në kujtimet e tij, ku People ka publikuar disa fragmente.

“Nuk mund ta shpjegoj, por më mirë të më godisnin me grusht në hundë apo diçka tjetër, sesa të përjetoja atë dhimbje”, shkruan ylli në librin e tij për tradhtinë e ish-es të tij, pavarësisht faktit se ajo pretendon se u nda në ajo kohe.

Teri Copley mohon se ka tradhtuar John Stamos me Tony Danza: Ne ishim ‘të ndarë’

Siç shprehet më vonë, ajo që i ndodhi ishte për të “më e keqe se çdo gjë tjetër”. Duke parë mbrapa, natyrisht, ai vëren se ndoshta ka bërë zgjedhjen e gabuar, pasi kjo vajzë “nuk ishte e duhura për të”.

“Të shikosh tjetrin dhe të kuptosh se ai nuk është i duhuri është e vështirë. Dua të them, është e tmerrshme”, thotë ai. Aktori nuk ka hezituar të tregojë as emrin e burrit me të cilin partnerja e tij e tradhtoi. Siç tha ai, ishte Tony Danza.

Madje, ai ka përmendur se i ka ‘kapur’ duke fjetur në shtrat, ndërsa nuk e ka kuptuar menjëherë për cilin mashkull bëhej fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat