“Kësulëkuqe”, Gani Gërmia debaton me Linda Halimin

Mediale Vip

“Kësulëkuqe”, Gani Gërmia debaton me Linda Halimin

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 00:39
Linda dhe Gani Gërmia

Gjatë mbrëmjes së sotme (e hënë) po mbahet ‘Prime’ i dytë me radhë i Big Brother VIP Kosova 2.

Spektakli shpalosi ndodhit e ditëve të para të banorëve në shtëpinë e famshme, ku nuk munguan as debatet.

Një i tillë ndodhi edhe mes dy banorëve Visar Dërmaku i njohur edhe si Gani Gërmia dhe këngëtare Linda Halimi.

Dyshja patën një diskutim me njëri-tjetrin, madje edhe duke përdorur epitetet.

“Kësulëkuqe”, i është drejtuar Gania, Lindës, gjë e cila kësaj të fundit nuk i ka pëlqyer aspak.

Por, në fund debati i dyshes ka përfunduar me një pajtim mes tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat