Britney Spears flet për depresionin pas lindjes

Mediale Vip

Britney Spears flet për depresionin pas lindjes

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 14:05
Britney Spears

Britney Spears ka treguar me detaje sfidat me shëndetin mendor pas lindjes së dy djemve, Sean Preston dhe Jayden James, në librin me kujtime, “The Woman in Me”.

Princesha e popit foli për vëmendjen e vazhdueshme dhe të bezdisshme të medias karshi saj dhe të porsalindurve, duke ndikuar kështu në depresionin pas lindjes. “Për fat të keq, për shëndetin mendor, asokohe nuk flitej siç mund të flitet sot. Shpresoj që nënat e reja që e lexojnë këtë (libër) dhe po përjetojnë një periudhë të vështirë, të marrin ndihmë shpejt”, u shpreh ajo, duke treguar edhe simptomat: trishtim, ankth dhe lodhje.WIREIMAGES

Brit rikujtoi se asokohe pikëllimi e kishte bërë të humbte toruan. “E pranoj se depresioni i rëndë pas linjdes, braktisja e (ish)-burrit, tortura e ndarjes nga dy djemtë, vdekja e tezes sime të dashur, Sandra dhe presioni i vazhdueshëm nga paparacët, më bënin të mendoja në disa raste si fëmijë”.

Në të njëjtin libër, Spears tregon edhe pse vendosi të rruajë kokën në vitin 2007, ndërsa fotografohej nga paparacë të shumtë.

“Kam qenë në sytë e njerëzve gjatë rritjes sime. Njerëzit më thoshin se ç’mendonin për trupin tim, që kur isha adoleshente. Të rruaja kokën dhe të veproja si doja ishte një mënyrë për t’u përgjigjur”, shkroi yll i popit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat