Nga puna si shitëse boronicash deri te blerja e shtëpisë së parë – Xhuli Nura rrëfen të kaluarën

Mediale Vip

Nga puna si shitëse boronicash deri te blerja e shtëpisë së parë – Xhuli Nura rrëfen të kaluarën

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 23:48
Xhuli Nura

Ditën e sotme (e mërkurë) në emisionin “Ftesë në 5” ka qenë e ftuar modelja, Xhuli Nura.

Modelja nga Drenica ka treguar se si familja e saj emigroi drejt Finlandës kur ajo ishte ende foshnjë, por të gjithë anëtarët kanë punuar fort për të arritur një nivel të mirë financiar.

“Familja më ka mësuar që duhet të punoj për të arritur çdo gjë. Kam qenë 8-9 vjeç kur kam punuar. Kam mbledhur boronica gjithë ditën me prindërit dhe të nesërmen në mëngjes i shisnim në tregun e Finlandës, se atje boronicat shkonin 10 euro”.

Xhuli theksoi se ka qenë gjithnjë një vajzë që i pëlqente biznesi dhe paratë, ndaj në moshën 18-vjeçare arriti të blinte shtëpinë e saj me kursimet e shumë viteve.

Ndërsa sa i përket jetës private, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 1 tha se nuk dëshiron të flasë shumë.

“Sot e kam vendosur mos të flas për asgjë që më ka lidhur me çunat më herët, se nuk mendoj që është e vlefshme. Mua nuk më hyjnë më në punë ata njerëz që kam njohur dikur, ata janë ‘ex’”,shtoi ajo mes tjerash.

Xhuli këtë vit ka qenë në vëmendje për shkak të pjesëmarrjes në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat