Kur do të martohen Einxhel dhe Dj Dagz?

Mediale Vip

Kur do të martohen Einxhel dhe Dj Dagz?

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 08:14
Einxhel dhe Dj Dagz

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një prej çifteve më të simpatike të shoubizit shqiptar. Çifti është shpërngulur në Kosovë, teksa janë prindër të një djali, Trevit.

Së fundmi ka qenë Einxheli që i ka bërë një intervistë në “Instagram” Dagz-it, me pyetje nga ndjekësit.  Njëri prej tyre e ka pyetur kur do të ketë dasmë.

“Kur të rritet Trevi,  me na i sjellë unazat. Fëmija tjetër do qajë ndërkohë”, është shprehur Dj Dagz. Fëmija tjetër?

Ka dy teori në këtë mes, ose Einxheli është sërish në pritje të ëmbël, ose dasma nuk është në plane shumë të afërta dhe bebi numër.2 është më afër se dasma në plane(në rast se Einxheli nuk është shtatzënë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat