Kiara Tito mahnit me dukjen joshëse në paraqitjen e radhës

Mediale Vip

Kiara Tito mahnit me dukjen joshëse në paraqitjen e radhës

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 08:28
Kiara Tito

Prezantuesja e njohur shqiptare, Kiara Tito është një prej emrave më të komentuar në showbizz-in shqiptar.

Bukuroshja e cila prej vitesh është pjesë e ekranit, u kthye në qendër të vëmendjes edhe me pjesëmarrjen e saj në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.

Pas daljes nga shtëpia e famshme, Kiara po vazhdon suksesshëm karrierën e saj televizive me programin e përjavshëm në “DWTS Fan Club”.

Edhe në emisionin e radhës, Kiara ka mahnitur me dukjen elegante dhe plot stil, teksa postoi edhe disa foto në Instagram.

Prezantuesja shkëlqeu e veshur me një xhaketë ngjyrë gri me shkëlqim që e përshtati me një palë këpucë të zeza.

Flokët e gjata i la të valëzuara dhe të ndara në një anë, ndërsa mbante edhe një palë vathë që binin në sy.

“Në kërcimin e jetës, ajo vallëzon me muzikën e saj”, shkroi Kiara në mbishkrimin e fotove që u pasuan me komente të shumta të fansave të saj.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)

Ndryshe, sa i përket jetës private ajo shijon romancën me partnerin e saj, fituesin e Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat