Me lot në sy Xhesika rrëfen historinë tronditëse të jetës!

Mediale Vip

Me lot në sy Xhesika rrëfen historinë tronditëse të jetës!

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 20:51
Xhesika

Gjysmëfinalja e Love Island Albania u transmetua dje në televizionin Klan, nën drejtimin e Luana Vjollcës.

‘Reality show’ na ka dhuruar emocione të forta me Xhesikën e cila ka bërë një rrëfim shumë emocional të jetës së saj, nga emigrimi në Itali, lindja dhe diagnostifikimi i sëmundjes së vëllait dhe ndarja e prindërve.

"Gëzimi më i madh i jetës time është lindja e vëllait, Xhonatanit. Lindi plot shëndet, shumë i shkathët, fliste dhe ecte. Pas një vaksine nuk u ndje mirë dhe çdo gjë po ecte mrapsht, nuk fliste më, nuk të shikonte më në sy, izolohej. Kemi shëtitur gjithë Italinë për të kuptuar çfarë u thye tek ai dhe ata na thanë që Xhonatani kishte autizëm.

Thyrjet filluan mes mamasë dhe babait, ata të dy ndahen. Unë arrij në fund të universitetit dhe pak ditë para së të bëhesha infermiere babai la shtëpinë. Kur unë do të diplomohesha sytë e mi mbetën tek dera, prisja babain të më shikonte dhe t’i thoja unë ia dola, bëhu krenar për mua, por ai nuk erdhi. Unë e arrita ëndrrën time, por nuk kisha me kë ta ndaja."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat