Brenda 40-vjetorit të ‘Mehmetit’, festa surprizë dhe deklarata e ëmbël e dashurisë

Mediale Vip

Brenda 40-vjetorit të ‘Mehmetit’, festa surprizë dhe deklarata e ëmbël e dashurisë

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 23:23
Aktori i suksesshëm, Kivanç Tatlitug

Aktori i suksesshëm, Kivanç Tatlitug, ka festuar 40-vjetorin e lindjes dy ditë më parë në një festë surprizë të organizuar nga bashkëshortja e tij, Basak Dizer. Tatlitug dhe Dizer u panë me adhurim nga të gjithë miqtë për dashurinë dhe deklaratat e ëmbla ndaj njëri-tjetrit.

Pas surprizës që iu bë për ditëlindje dhe çdo detaji të festës, aktori i njohur falënderoi përzemërsisht:

“Të dua shumë bashkëshortja ime, nëna e bukur e Kurtit. Nuk e prisja të shihja një atmosferë dhe një organizim të tillë. Jam shumë i lumtur që tani shoh një nga një të gjithë miqtë që dua. Kam aq shumë miq, sa jam jashtëzakonisht i pasur. Jam shumë i lumtur që të kam dhe të falënderoj për gjithçka”.

E gjithë festa e bukur, me tortën e madhe të 40-vjetorit dhe shumë miq, personazhe të njohur të pranishëm, u bë kryefjalë e rrjeteve sociale ditët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat