Vështirë të besohet se kjo grua është 60 vjeçare, trupi i saj i tonifikuar nuk e tregon moshën

Mediale Vip

Vështirë të besohet se kjo grua është 60 vjeçare, trupi i saj i tonifikuar nuk e tregon moshën

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 09:24
Aktorja Demi Moore

Aktorja Demi Moore është shpeshherë aktive në rrjetet sociale, ndërsa së fundmi ka publikuar një përmbledhje fotografish atraktive në Instagram.

Siç mund të shihet, 60-vjeçarja e ka vizituar Grand Canyon të lumit Kolorado dhe në këtë udhëtim është shoqëruar nga një grup miqsh të ngushtë që e kanë bërë të buzëqeshë.

E ndërsa një pjesë e përdoruesve të rrjeteve sociale admironin bukurinë e natyrës, pjesa tjetër, përfitoi nga rasti për t’i lënë komplimente të shumta aktores.

Figura në formë dhe trupi i tonifikuar i Moore në imazhin e parë ua ndriçoi ditën shumë njerëzve dhe e gjithë eksperienca u kompletua me fotografitë e kanionit.

Duket se Demi ka arritur ta kthejë buzëqeshjen në fytyrë pas të gjitha ngjarjeve fatkeqe në jetën e saj. Shembja e martesës 13-vjeçare me Bruce Willis ishte fillimi dhe më pas erdhën ngjarjet e pakëndshme me kolegun e saj 15-vjet më të ri, Ashton Kutcher dhe ky ishte fundi i jetës së saj romantike

Megjithatë, Demi Moore arriti të dilte nga ky ferr dhe vitet e fundit ajo merr frymë lirshëm dhe po e shijon jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat