Për Mariah Carey, ka arritur koha e Krishtlindjeve!

Mediale Vip

Për Mariah Carey, ka arritur koha e Krishtlindjeve!

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 17:01
Mariah Carey

Koha më e mrekullueshme e vitit është zyrtarisht pranë nesh, sipas Mariah Carey! Duke mbajtur traditën e saj vjetore të 1 Nëntorit, këngëtarja, 54 vjeçe, nisi numërimin mbrapsht për Krishtlindje dhe deklaroi: “Është…… KOHA!!!” teksa shpërndau një video ku shihet duke shkrirë akullin për sezonin festiv.

Në video, data dhe ora mund të shihen duke ndryshuar nga ’31 tetor 11:59′ në ‘1 nëntor 12:00’ teksa dera e kasafortës hapet për të zbuluar këngëtaren të ngrirë në një bllok akulli.

Katër persona të veshur me kostume të Halloween, duke përfshirë një kokë kungulli dhe një maskë nga filmi Scream, më pas filluan të shkrinin akullin me tharëse flokësh përpara se Carey të thotë: “Është koha!” me zë të lartë.

Klasiku i saj festiv “All I Want for Christmas Is You” më pas fillon të luajë ndërsa ajo gëzohet në dëborën që bie dhe i bashkohet binjakët e saj 12-vjeçarë, Moroccan dhe Monroe. Dyshja ishin veshur edhe për festat e fundvitit me drita festive në qafë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat