Alby: Paguhesha nga klubet e natës, aty u njoftova me Drake, i cili më trajton si motrën e tij

Mediale Vip

Alby: Paguhesha nga klubet e natës, aty u njoftova me Drake, i cili më trajton si motrën e tij

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 20:55
Alby

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Alby ka treguar për stilin e jetesës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka treguar për mënyrën sesi ka rënë në kontakt me personazhet më të famshme në botë, siç është Drake – për të cilin ka thënë se e trajtonte si “motër”.

“Rrija shumë me influencers në klube nate. Më ftonin dhe më paguanin me pesë-gjashtë shoqe, dhe kishte personazhe publike.

Aty njoftoheshim me ta, shkonim në studio me ta, shkonim në kazino në Las Vegas, fitonim lekë”, ka thënë Alby.

“Për shembull Drake, ai të trajton si me qenë vëllai yt. Drake ato që i do për vete bën vepra, njërës i ka blerë shtëpi ose Kanye West i ka dhënë njërës 20 mijë dollarë vetëm të fliste tre orë në telefon me të”, ka shtuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat